Historiku

HISTORIKU I DHKN

Ministria e Drejtësisë 07.07.2013 ( Njoftim Zyrtar ): Në mbështetje me Ligjin nr.10385/2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, më datë 07.07.2013 , në Sallën e Mbledhjeve , nën kujdesin e Ministrisë së Drejtësisë dhe JUST-USAID, u zhvillua Mbledhja e parë e Ndërmjetësve të licensuar dhe të regjistruar në Regjistrin e Ndërmjetësve, që mbahet sipas ligjit, nga Komisioni i Licensimit të Ndërmjetësve, mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm 27 ndërmjetës, persona fizikë dhe 2 ndërmjetës, persona juridik. Ndërkohë që pjesa tjetër e ndërmjetësve që kanë kaluar fazën e licensimit nga Komisioni , duhet të vijojnë me përmbushjen e kritereve të tjera të vendosura nga ligji, me qëllim të ushtrojnë veprimtarinë e ndërmjetësit dhe për pasojë të jenë anëtarë të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, Neni 4 i këtij Ligji ka specifikuar në mënyrë të qartë se Komisioni i Licensimit të Ndërmjetësve liçenson Subjektet e interesuara për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësit, të cilat regjistrohen si persona fizik ose juridik, në Organet kompetente dhe në Organet tatimore në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Në mbledhje morën pjesë 28 anëtarë nga 29 ndërmjetës të regjistruar. Mbledhja e Përgjithshme e Ndërmjetësve, fillimisht përzgjodhi personat që do të moderonin Mbledhjen e parë të Ndërmjetësve dhe më pas vendosi me 24 vota pro, të konsiderojë të konsistuar Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve.

Më pas u vendos që Mbledhja të zhvillohej me këtë rend dite:

  1. Miratimi i Rregullores së Përkohëshme për zhvillimin e Mbledhjes së Parë,
  2. Miratimin e Statutit të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve,
  3. Zgjedhjen e Organeve Drejtuese të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve,

Pas shqyrtimit dhe diskutimit të Rregullores së Përkohëshme, për zhvillimin e Mbledhjes së parë, anëtarët vendosën miratimin e tyre. Më pas, vijuan diskutimet mbi Statutin e DHKN, i cili pas ndryshimeve dhe propozimeve të shumta nga anëtarët, u miratua me shumicën e nevojshme të votimeve dhe konkretisht me 2/3 e votave të an ëtarëve të DHKN-së.

Pas miratimit të Statutit, u vendos të vijohej me procedurën e përgjithshme të votimit të Kryetarit dhe të Kryesisë së DHKN-s. Pas votimit, anëtarët zgjodhën këtë përbërje të Kryesisë:

  1. Znj. Drita AVDYLI
  2. Znj. Iris CEKANI
  3. Znj. Zhanina DAPI
  4. Znj. Loreta MAMANI
  5. Znj. Rexhina KOCIA
  6. Z. Genci ANASTASI
  7. Z. Ylli KAMERI

Me 18 vota pro Znj. Drita Avdyli u zgjodh Kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

© Dhoma Kombetare e Ndermjetesve Oct 2017 - Design by SStudio
Shko Siper