Misioni

MISIONI

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve ( DHKN ) është Ent Publik Juridik që ushtron veprimtarinë e saj të pavarur nga shteti, bazuar në Ligjin nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për Ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Ndërmjetësimi është një proces ku marrin pjesë dy a më shumë palë në mosmarrëveshje, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtëgjyqësore, të ligjshme e në mirëkuptim. Ai realizohet me ndihmën e një personi të tretë, të kualifikuar dhe asnjanjës, të zgjedhur nga vetë këto palë, i cili është Ndërmjetës i liçensuar dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësimi ofron zgjidhje ligjore jo arbitrare. Aktmarrëveshja e arritur, siç parashikon Ligji nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për Ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, përbën Titull Ekzekutiv i njëllojtë me Vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë dhe në këtë rast, ngarkohet Shërbimi Përmbarimor për ekzekutimin e tij.

Misioni i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, nëpëmjet Ndërmjetësit është që të sigurojë qytetarëve shqiptarë, një alternativë të re për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të tyre, pa iu drejtuar procesit gjyqësor, me një kosto shumë të ulët dhe për një kohë të shumë të shkurtër, trasparente, ku janë vetë palët që vendosin në marrjen e këtij vendimi. "Me ndërmjetesim fitojnë të dyja palet" dhe nisur nga eksperieca e vendeve të tjera është më efikase, e shpejte dhe ekonomike. Jo çdo mosmarëveshje duhet detyrimisht të zgjidhet në Gjykatë. Ndërmjetësimi është ajo mënyrë zgjidhjeje, vullnet i lirë i palëve, në të cilën palët nuk kanë mundësi të humbin, nuk ka një gjyqtar apo një prokuror që të vendosë për ta por janë ata që vendosin përkushtet e Marrëveshjes dhe të dy palët përherë fitojnë. Ndërmjetësi është personi , por jo këshilluesi ligjor, që marrëveshjen e 2 a më shumë palëve i jep fuqinë e titullit ekzekutiv, ose e thënë ndryshe, bën të mundur që marrëveshja e palëveve, të jetë e barabartë me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve ka mision të mbrojë interesat e Ndërmjetësve, ajo e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë teritorin e Republikës së Shqipërisë, për çdo shtetas shqiptar apo të huaj. DHKN për realizimin e Misionit të saj:

  1. Harton dhe zbaton politikat për forcimin dhe zhvillimin e aktivitetit të ndërmjetësimit;
  2. Promovon nismat dhe veprimtaritë që nxisin zhvillimin e shërbimit të ndërmjetësimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kuadrit ligjor e rregullativ;
  3. Promovon ndërmjetësimin nëpërmjet realizimit të takimeve, seminareve, konferencave dhe publikimeve;
  4. Bashkëpunon me institucione publike dhe/ose subjekte private, vendase dhe/ose të huaja;
  5. Siguron dhe përpunon të dhëna statistikore mbi shërbimin e ndërmjetësimit; si dhe
  6. Monitoron çdo subjekt që ofron shërbimin e ndërmjetësimit sipas parimeve të Ligjit nr. 10385, datë 24.02.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar, Statutit, Rregulloreve dhe Kodit të Etikës së saj.
Ky Ent Publik Juridik:
  1. Ndërmerr çdo veprimtari, që i shërben nxitjes dhe mbrojtjes së veprimtarisë së ndërmjetësve në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj dhe legjislacionin në fuqi;
  2. Jep mendime, propozime dhe vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike, të ndërmarra nga administrata qendrore, vendore dhe subjektet e tjera publike, përmbajtja e të cilave prek interesat e anëtarëve të saj.
  3. Informon autoritetet përkatëse shtetërore për çështje të ndryshme, me qëllim parandalimin e konkurrencës së pandershme;
  4. Organizon trajnime, seminare, konferenca me karakter vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim ngritjen profesionale por edhe njohjen kombëtare dhe ndërkombëtare të veprimtarisë së ndërmjetësve;
  5. Mban regjistrin e anëtarësisë si dhe kryen funksione të tjera administrative në shërbim të anëtarëve të saj.
Ju jeni të lirë:
Pse duhet të zgjidhni Ndermjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes?

Ndërmjetësimi ka fuqi ligjore dhe zbatohet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e drejtësisë civile, tregtare, të punes dhe familjare. Gjithashtu ndërmjetësimi mund të aplikohet edhe për një kategori çështjesh në fushën penale. Për mosmarreveshet që mund të ndërmjetësohen, Ju nuk keni nevojë ti drejtoheni paraprakisht Gjykatës. Madje edhe kur këto mosmarrëveshje janë paraqitur në Gjykatë, Gjykatësi e ka për detyrim që fillimisht ti ftojë palët që ti zgjidhin ato me ndërmjetësim.

Parimet e procesit të Ndërmjetësimit janë:
Si mund te gjeni një Ndërmjetës

Nëse kërkoni një ndërmjetës për të zgjidhur mosmarrëveshjet në fushen civile, tregtare, familjare, të punës, apo në disa raste dhe penale, Ju mund ta gjeni në Regjistrin e Ndërmjetësve, e cila është publikuar në faqen e Ministrise se Drejtesise, në faqen Gjykatave, në faqen e Dhomës Kombëtarë të Ndërmjetësve, apo duke kontaktuar me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve.

© Dhoma Kombetare e Ndermjetesve Oct 2017 - Design by SStudio
Shko Siper