Te nderuar Z/Znj,

Bazuar ne piken ç, neni 5 te Ligjit nr 10385 date 24.02.2011 " Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve", i ndryshuar , germa ç , pika 3 neni 3 VKM nr 414 date 8.6.2011" Per krijimin dhe menyren e organizimit dhe funksionimit te Komisionit te Licensimit te Ndermjetesve", pika F, neni 14 Statuti i Dhomes Kombetare e Ndermjetesve, Rregullores se DHKN, Strategjise se Trajnimit dhe Kurikulave dhe Vendimit nr 11 te Kryesise se DHKN, do te zhvillohet Trajnimi fillestar per personat, te cilet do te licensohen nga Ministria e Drejtesise si Ndermjetes.

Ky trajnim do te kryhet ne datat 10 mars - 10 qershor 2016, ne Seline e Dhomes Kombetare te Ndermjetesve, me adrese Rr Brigada 8 Sulmuese, Pallati 8, kati 4, Ap 11 1001, Tirana, Albania 042468480 ose 0698483173. Te interesuarit te dergojne CV dhe kerkesen e tyre deri ne daten 29 shkurt 2016, ne adresen e Selise , ne oraret zyrtare Hene-Premte 9.30-18.00 dhe te Shtune 10.00-13.00 ose ne adresen elektronike : info@dhkn.gov.al. Departamenti I Trajnimeve , prane Dhomes Kombetare te Ndermjetesve do te shpalle me date 5 mars 2016, listen perfundimtare te fituesve per pjesmarrje ne trajnim dhe do te vijoje me procedurat e metejshme te ketij aktiviteti.

Me respekt znj Drita AVDYLI Kryetar i DHKN.