Të nderuar,

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri do të organizojë Ceremoninë e Hapjes së Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje për zhvillimin e Zgjidhjeve Alternative të Mosmarrëveshjeve, me Ndermjetesim në Shqipëri”, e cila do të zhvillohet në datë 12 Nëntor 2015, ora 10.00, në ambientet e Ministrinë e Drejtësisë, Salla e Konferencave.

Projekti i Binjakëzimit konsiston në bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë, Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien në Finlandë, në partneritet me Shërbimin e Provës dhe Ndërmjetësimit Çek, me qëllim rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të DHKN dhe Profesionit të Ndërmjetësimit në Shqipëri.

Rendi i Ditës:
  • Tiranë , Ministria e Drejtësisë , Dhoma e Konferencave
  • 12 Nëntor 2015 – ora 10.00
  1. 1 – Fjalime Përshëndetëse:
    • 10:00 – 10:05 Sh.T.Z . Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
    • 10:05 – 10:10 Z. Yngve Engström, Shef i Bashkëpunimit në Deleg. BE-së
    • 10:10 – 10:15 Sh.T.Z. Bronislava Tomasova, Ambasadore e Rep. Çeke
    • 10:15 – 10:20 Z. Timo Sorsa, Drejtues Projekti
    • 10:20 – 10:25 Znj.Drita Avdyli, Kryetare e Dhomës së Ndërmjetësimit
  2. 2 – Kokteil

Me respekt znj Drita AVDYLI Kryetar i DHKN.